Telegrafi

Të rinj, single dhe seksi – Rita dhe Bieber kapen në një lokal nate (Foto)

Justin Bieber dhe Rita janë parë teksa dalin së bashku nga një lokal në Los Angeles të SHBA-së.

Një burim për revistën People ka thënë se gjersa Bieber arriti me kohë në klub, këngëtarja 25-vjeçare shqiptare e befasoi atë vetëm duke u vonuar për rreth një orë për t’iu bashkuar tryezës së tij.

“Justin ka hëngër një drekë gjersa e priste Ritën”, tha një burim i afërt me Bieberin. “Ata i dhanë njëri-tjetrit një përqafim dhe më pas vazhduan me kokteje”, shtoi burimi, transmeton Telegrafi.

Burimi thekson se dyshja janë “super miqësore”, por definitivisht “nuk janë në lidhje”.

Ora, e cila kishte të veshur çizme të zeza, një xhup dhe një mini-fustan, ndërsa Bieber duke dal prej lokalit rreth orës 02:00 të mëngjesit, ka mbuluar fytyrën me anë të xhupit.

Nuk dihet nëse ata kanë folur për ndonjë bashkëpunim apo mes tyre ka diç më shumë, koha do të na tregoj se çka po zihet mes tyre. /Telegrafi/