Site icon Telegrafi

Të reja në jetën e Miriamit dhe Albanit: Gjëra të bukura po vijnë

Foto: Miriam Cani/Instagram

Çifti i njohur i skenës, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, janë dy personazhe mjaft të pëlqyer nga publiku shqiptar.

Ndër vite, ata kanë sjellë këngë të bukura, të cilat gjithmonë janë pritur mirë nga fansat.

Viteve të fundit, dyshja kanë qenë më shumë të fokusuar në jetën e tyre private, kjo pasi tash e sa kohë ata kanë marrë statusin prindër, duke u bekuar me një vajzë, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ameli.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Duket se së fundmi, ka të reja në jetën e tyre profesionale apo personale, dhe këtë gjë e ka konfirmuar vet Miriam Cani.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku çifti shfaqen të buzëqeshur, ndërsa paralajmëron diçka në mbishkrimin e fotografisë se së shpejti do të ketë diçka të re.

“Mirëmëngjesi, gjëra të bukura po vijnë”, ka shkruar këngëtarja Cani në Instagram.

Pëlqimet dhe komentet nga fansat nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë përgëzuar çiftin për harmoninë që kanë mes vete. /Telegrafi/

Exit mobile version