Real Madridi ka transferuar talentin brazilian Vinicius Junior gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Por duket se super talenti brazilian nuk e ka bindur trajnerin e Realit, Julien Lopetegui.
Kësisoj në Spanjë kanë raportuar se Vinicius do të luajë me skuadrën e dytë të Realit, Real Madrid Castilla.
Me tu dëgjuar ky lajm, shumë skuadra kanë trokitur në dyert e Los Blancos për ta kërkuar brazilianin si huazim.
Sipas asaj që ka shkruar e përditshmja spanjolle Marca, janë nëntë skuadra që po duan huazimin e brazilianit.
Valladollid, Vallecano, Betis, Leganes, Girona, Espanyol, Getafe dhe Real Sociedad janë skuadrat spanjolle që po e duan 18-vjeçarin.
Ndërkohë në Francë, është skuadra e Nantes që ka kërkuar huazimin e Viniciusit.
Mbetet të shihet nëse Reali do të pranojë huazimin një vjeçar të Viniciusit për të fituar përvojë.
Kampionët aktual të Evropës, e blenë brazilianin për 45 milionë euro nga skuadra e Flamengos. /Telegrafi/