Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, u largua nga Big Brother VIP Kosova pak ditë më parë.
Ai kërkoi të dilte nga shtëpia duke thënë se nuk kishte hyrë brenda për çmimin e madh dhe se nuk mund të qëndronte më shumë.
Gjatë asaj kohe, 31-vjeçari krijoi një lidhje dashurie me bukuroshen nga Shqipëria, Vivien Thano.
Artisti nga Ferizaj së fundmi e ka befasuar të dashurën e tij, ndërkohë që i ka dërguar në mesazh përmes parashutës.
“Të puth Geti shumë”, shkruante në mesazh.
Ish-konkurrentja e “Love Story” nga ana tjetër u gëzua mjaft shumë e në një moment u shfaq e emocionuar me lot në sy.
“Të kam shpirt”, tha ajo.
Ata deri më tani janë çifti i parë i krijuar në BBVK, të cilët kanë shfaqur momente të bukura dhe intime me njëri-tjetrin. /Telegrafi/