Site icon Telegrafi

Të punësuarit në Hekurudhat e Maqedonisë hidhen në grevë

Të punësuarit në Hekurudhat e Maqedonisë kanë vendosur të shkojnë në grevë, për shkak të mos marrjes së rrogave. Ata kërkojnë nga qeveria dhe organet kompetente t’ua paguajnë pagat për gjysmën e dhjetorit dhe për janarin, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ne jemi ndërmarrje pronar i së cilës është Qeveria dhe ajo e shkel Ligjin. Ajo nuk na paguan paga dhe nuk e respekton Ligjin, ndërsa kërkon prej nesh t’i respektojmë ligjet. Ky ekip i menaxherëve të rishikohet dhe si i tillë nuk na nevojitet, le të largohet urgjentisht”, deklaroi për Alsat-M, Dushko Çakarovski, Kryetar i Sindikatës së Pavarur.

Pas hyrjes në grevë nga punëtorët, sot në mëngjes nuk janë kontrolluar lokomotivat e trenave me çka është cënuar drejtpërdrejt siguria e udhëtarëve./Telegrafi/

Exit mobile version