Telegrafi

Të punësuar në Hekurudhat e Maqedonisë kanë trafikuar refugjatë

Mbrëmë pasdite në afërsi të Stacionit të trenave në fshatin Dubrovë, treni është ndaluar në mënyrë emergjente për shkak të sinjalizimit të mbyllur tek Stacioni i trenave në Negotinë. Pikërisht atëherë zyrtarët policor kanë vërejtur se si dy refugjatë janë duke kërcyer nga treni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Së shpejti refugjatët janë kapur nga policia, ndërsa gjatë hetimit është zbuluar se ata janë M.A. (20) dhe M.N. (20), që të dy nga Siria. Treni transportues është drejtuar nga Z.M. (51) nga Shkupi dhe Gj.G. (53) nga Shkupi. Në hetim është zbuluar se refugjatët janë marrë vesh me makinistin që ti lejojë në tren për para dhe një telefon celular si dhuratë.

Refugjatët që mbrëmë janë dërguar në Qendrën për pranim, ndërsa policia vazhdon me procedimet./Telegrafi/