Site icon Telegrafi

Te Prishtina nuk e konsiderojnë shqetësuese mbylljen e stadiumit ‘Fadil Vokrri’, Osmani: Situata është e tillë

Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur që ta mbyllë për 25 ditët e ardhshme stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Deri te ky vendim ka ardhur pasi bari natyral është duke u rritur dhe të mos dëmtohet.

Skuadra që i zhvillon ndeshjet në këtë stadium si vendas, FC Prishtina e ka konsideruar si vendim të pranueshëm.

Drejtori gjeneral i FC Prishtinës, Artan Osmani ka thënë për TV Dukagjinin, se nuk po e sheh si shumë shqetësuese për këtë, pasi kryeqytetasit do ta luajnë vetëm një ndeshje jashtë ‘Fadil Vokrrit’.

Lexo po ashtu Në stadiumin 'Fadil Vokrri' nuk do të ketë asnjë aktivitet në 25 ditët e ardhshme 

“Nuk po e shoh shumë shqetësuese, pasi nuk do të luajmë vetëm një ndeshje si vendas. Natyrisht qejf nuk kemi, por s’kemi çka të bëjmë pasi situata është e tillë”.

“Shpresoj që kur të përfundon rinovimi të kemi sërish mbështetjen maksimale të tifozëve tanë”, ka thënë Osmani.

Prishtina do të luajë këtë fundjavë në udhëtim te Ballkani, derisa javën e ardhshme e pret Dukagjinin.

Exit mobile version