Reperi i njohur Bim Bimma ka kohë që ka paralajmëruar se është në përgaditje të një projekti të ri muzikor, i cili do të jetë pak më i veçantë.
“Shqipet Nalt” titullohet kënga e tij e re, gjë që tregon se kësaj radhe ai ka vendosur të vijë pak më patriotik.
Reperi ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram një fotografi, ku shihet një astronaut në hënë dhe krah tij gjendet flamuri shqiptar, një skenë e ngjajshme kjo me videoklipin “Albanian” të Lyrical Son dhe Etno Engjujve.
Videoklipi do të jetë shumë interesant pasi do të përmbajë skena të shkurtëra nga fansat e reperit të cilët kanë realizuar video, dhe këto video të shkurtëra do të përbëjnë videoklipin.
Është bërë e ditur se në adresën e reperit kanë mbërritur plot 500 video të tilla, dhe ai bashkë me produksionin është detyruar t’i seleksionojë vetëm më të mirat prej tyre, të cilat do të shfaqen në katër minuta videoklip.
Ky projekt do të lansohet të premtën në orën 20:00. /Telegrafi/