Telegrafi

Të premten publikohet bashkëpunimi i David Guettas me Bebe Rexhën, Ty Dolla dhe Sign dhe A Boogie Wit Da Hoodie

Foto: Instagram

DJ i famshëm francez, David Guetta, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor që është një bashkëpunim.

Ai ka bashkuar forcat me artisten shqiptare me famë botërore, Bebe Rexhën dhe artistët amerikanë: Ty Dolla Sign e A Boogie Wit Da Hoodie.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi të shpërndarë me fansat në rrjete sociale, përkatësisht në Facebook.

Bashkëpunimi i katër yjeve të suksesshëm bëhet e ditur se do të lansohet ditën e premte (29 tetor).

“Family në bashkëpunim me Bebe Rexha, Ty Dolla Sign dhe A Boogie Wit Da Hoodie po vjen të premten”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bebe Rexha

Bebe ndërkohë ka edhe bashkëpunime të tjera me DJ e njohur që tashmë numërojnë miliona klikime në YouTube si: “Say My Name”, “Get Together”, “Blue” etj.

Bebe Rexha (Foto: Instagram)

Besohet që edhe ky duet do ketë reagime të shumta pozitive dhe do shndërrohet në një nga hitet e kësaj kohe.

Ylli nga Dibra tashmë ka nisur punën edhe për disa prurje të reja solo që do t’i sjellë në vijim. /Telegrafi/