Në Tiranë të premten do të protestohet për Kosovën.
“Dje, sot, nesër, përjetë bashkë”, është thirrja që po bëhet në rrjet drejtuar qytetarëve, për të dalë në protestë ditën e premte në orën 19:00 para kryeministrisë, për të protestuar në mbështetje të Kosovës.
Kjo nismë është nxitur nga stituata e krijuar së fundmi në Kosovë, si dhe nga deklarata e kryeministrit Edi Rama për anulimi i mbledhjes së dy qeverive.
Kujtojmë që qendrimet e kryeministrit Edi Rama si për propozimin për Asosacionin, por edhe deklarata e tij ku i bën thirrje kryeminitrit Kurti që të tërheqë forcat polivore nga veriu, nuk janë pritur mirë nga shumë qytetarë shqiptarë.
Njoftimin e ka shpërndarë edhe aktori i njohur shqiptar, Florjan Binaj.
“Shihemi nesër! Mos e lini ngritjen e zërit për kombin shqiptar vetëm për në stadium…”, ka shkruar Binaj në Facebook.
Ndryshe, Bashkuara të Amerikës kërkuan të enjten lirimin pa kushte të tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës që u rrëmbyen nga forcat serbe.
Ky qëndrim u shpreh nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller në konferencën e përditshme për shtyp./Telegrafi/