Telegrafi

Të premtën, në Kosovë ndodhën 43 aksidente komunikacioni, asnjë me fatalitet

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme (e premte) në vendin ton kanë ndodhur gjithsej 43 aksidente dhe janë shqiptuar 994 tiketa të trafikut.

Nga aksidentet asnjë nuk përfundoi me fatalitet, 13 prej tyre kishin të lënduar, kurse 30 sosh pa të lënduar.

17 është numri i të arrestuarve për ditën e premte në Kosovë, në mbajtje u dërguan 5, kurse në vuajte të dënimit u dërguan dy persona. /Telegrafi/