Vorbulla e fuqishme ciklonike nga Atlantiku që ka depërtuar në Mesdhe dhe që është duke u fuqizuar, ditëve të ardhshme do të zhvendoset nga rajoni ynë.
Kjo vorbull do të shoqërohet edhe me masa të ftohta ajrore që vijnë nga veriu i kontinentit që do të sjellin mot më të ftohtë ditëve në vijim.
Për ditën e premte parashihet të mbajë mot i ftohtë, me erë dhe me të reshura bore. Reshjet e borës pritet të jenë më intensive në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. Reshjet e borës me intensitet më të dobët do të vazhdojnë edhe paraditen e së shtunës, e më pas pritet të pushojnë.
Temperaturat do të luhaten nga -3C deri në 0C. Gjatë ditës era do të fryjë fuqishëm nga verilindja 7-15m/s (25-60km/h).
Për shkak të erës temperatura e ndjeshme (windchilli) do të jetë -7C deri -12C. Deri të shtunën erërat pritet të humbasin fuqinë. Për shkak se reshjet do të shoqërohen edhe me borë, vende-vende do të ketë grumbullime më të mëdha të borës.
Trashësia e borës mund të arrijë në 20-30cm, e në vise malore edhe deri në 50cm, përcjell Telegrafi