Telegrafi

Të premten mbahet seanca e fundit kundër Zaevit, Mançevskit dhe Kostovskit

Mbrojtja e të paditurve në akuzën private të Viktor Cvetkovskit për përgjim të paligjshëm dhe publikim të audioinçizimeve, ku të paditur janë Zoran Zaevi, Damjan Mançevski dhe Martin Kostovski nga LSDM-ja, tërhoqi propozimin për dëgjimin e të akuzuarit Kostovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zv.avokati Oliver Ristovski kërkoi që fjalët përfundimtare të thuhen në seancën e radhës.

Sipas Viktor Cvetkovskit, të akuzuarit tentojnë të fitojnë kohë shtesë me shtyrjen e seancave për fjalën e fundit që është caktuar për këtë të premte. Cvetkovski beson se do ta fitojë gjyqin ndaj tre të akuzuarve të lartëpërmendur./Telegrafi/