Telegrafi

Të premten lansohet kënga e re Butrintit, vetura luksoze pjesë e klipit

Butrint Imeri (Foto: Instagram/butrint_official)

Butrint Imeri i ka njoftuar fansat e tij se gjatë ditës së premte do ta publikojë këngën dhe videoklipin e ri muzikor.

Këtë njoftim, këngëtari e ka bërë përmes rrjeteve sociale duke publikuar edhe një fragment të shkurtër nga klipi.

“E premte (07.06.2019), ora 14:00”, ka shkruar Butrinti pranë videos së publikuar në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Butrint Imeri

Në xhirimin e postuar, ai shfaqet duke dalë nga një veturë luksoze e markës Porsche 911 Carrera S, ndërsa në pjesën e targave shkruan “Hajt hajt”.

“Sa gjynah” është realizmi i fundit muzikor i Butrinti që u realizua në duet me Majk, i cili për më pak se dy muaj nga lansimi numëron afro 12 milionë shikime. /Telegrafi/