Telegrafi

Të premtën dhe të shtunën mot me vranësira dhe reshje të dobëta

Mbi vendin tonë të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa dita e shtune do të karakterizohet me mot kryesisht të ngjashëm por vende-vende parashihen reshje të intensitetit të dobët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësve në trafik u këshillojmë që të kenë kujdes të shtuar, transmeton Telegrafi.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet minus 6 deri minus 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes. /Telegrafi/