Kompania që ka nën menaxhim dhe me koncesion Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Limak Kosovo” ka bërë të ditur se nesër do të nisen 45 aeroplanë nga Kosova.
Në tri ditët e para të janarit të këtij viti përmes Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” kanë udhëtuar mbi 10 mijë udhëtarë më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit kaluar.
Ndryshe, qytetarët e Kosovës kanë filluar të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, pasi që më 1 janar filloi zbatimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ata mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtetet e zonës Schengen – duke përjashtuar Spanjën që nuk e njeh pavarësinë e as pasaportën e Kosovës. /Telegrafi/