Qytetarët nga zonat e përmbytura sot dhe nesër duhet të paraqiten në Ministrinë e Financave-bankave komerciale që duan tu paguhen dëmet, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Personat e regjistruar nga listat e bashkëngjitura të paraqitura nga Komisioni për vlerësim të pronës së dëmtuar të paluajtshme dhe të luajtshme në zonat e prekura nga stuhitë e rënda dhe përmbytjet në rajonin e Shkupit dhe Tetovës duhet të paraqiten në numrat e telefonit: 02/3255-578, 02/3255-586, 02/3255-743 dhe 02/3255-742 edhe atë sot dhe nesër në periudhën nga 09:00 deri në 17:30 dhe të hënën nga ora 08:30 deri në 19:00.
Qytetarët e dëmtuar kanë pas mundësi që të paraqiten edhe gjatë ditës së djeshme.
Pagesa e 30.000 denarëve si kompensim paraprak do të bëhet në para të gatshme në sportelet e bankës tregtare, për të cilat vetë qytetarët do të vendosin, vetëm duke paraqitur një dokument identiteti, letërnjoftimi ose pasaportën.
Edhe pse fillimisht u planifikua gjysmë milioni euro, qeveria vendosi të rrisë sasinë e pagesës në 2 milion e gjysmë euro.
Në stuhin para dy javësh që përfshiu Shkupin, u prekën rreth 5.000 familje. Shteti, të gjithë njëqind për qind do t’i kompensojë.
Janë miratuar edhe masat e kujdesit shëndetësor deri në fund të vitit, si dhe rritje të asistencës sociale për kategoritë më të rrezikuara. /Telegrafi/