Të prekurit nga virusi HIV sot protestojnë para Kuvendit të Maqedonisë lidhur me buxhetin që shteti duhet të ndajë për shërimin e rasteve me HIV dhe Aids, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Protesta, sipas OJQ-ve, mbahet për t’i thënë jo Qeverisë që të ndajë kaq pak para për këto raste ku duhet shumë më shumë para për rastet me HIV.
Jemi në pritje të një përgjigje nga Qeveria, e nëse nuk ka përgjigje, do të vazhdojmë me protesta, thonë nga organizatat që e ndjekin këtë problem./Telegrafi/