Që kur ish kryeministri dhe kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski të shtunën nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’ shkroi se do të heq dorë nga funksioni i deputetit të Kuvendit, ka dilema nëse dorëheqja me shkrim duhet të pranohet.
Për OBRM-PDUKM-në nuk përbën problem nëse Gruevski jep dorëheqja edhe nëpërmjet postës. Nga kjo parti thonë se është vendim i tij personal, ndërsa ai sipas tyre është në përndjekje politike në shtet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga pushteti i bëjnë thirrje Gruevskit të kthehet në Maqedoni dhe personalisht të japë dorëheqje. Për LSDM seancë kuvendare për marrjen e mandatit të Gruevskit patjetër të ketë
Kërkesa për marrjen e mandatit të deputeti vjen pasi që deputeti Nikolla Gruevski për gjashtë muaj nuk ka qenë në vendin e punës në Kuvend. Seanca për marrjen e mandatit të deputetit është caktuar më 11 qershor.
Gruevski ndodhet në Hungari në azil politik, pasi që u arratis për shkak të ikjes së dënimit për dy vite./Telegrafi/