Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, ku të pranishëm jam miq të Kosovës, ish-shefi i OSBE-së, Wiliam Walker, lordi George Robertson, ish lideri kroat, Stipe Mesiq e të tjerë tha se 12 qershori i vitit 1999 është dita e rikthimit të shpresës për popullin e Kosovës.
Konjufca para deputetëve të Kuvendit të Kosovës e të pranishmëve në seancë tha se gati pas një shekulli të sundimit serb, Kosova u çlirua.
“Të shumta janë padrejtësitë, diskriminimet, keqtrajtimet e krimet që u ushtruan mbi popullin shqiptarë nga regjimet okupuese të Serbisë”, tha ai, duke shtuar se regjimi serb kishte për synim shfarosjen e popullit shqiptarë”, tha Konjufca, raporton Telegrafi.
I pari i Kuvendit të Kosovës tutje tha se krimet e Serbisë në Kosovë morën përmasa të gjenocidit. Ai tha se politika e shtypjes, dëbimeve e nënçmimit ishte tipar konstant i krejt sistemeve të ish-Jugosllavisë.
“Kur e kremtojnë 12 qershorin, Ditën e Çlirimit të Kosovës e kemi domosdoshmëri etike të reflektojmë mbi historinë sepse ajo për popullit tonë ka qenë e vështirë…”, tha ai.
“Prandaj, ta kujtojmë të shkuarën e mos ta harrojmë të vërtetën nuk do të thotë të mos e duam paqen e pajtimin, por ne gjithmonë e shohim pajtimin vetëm si rezultat të drejtësisë… ne kujtojmë dhe do të kujtojmë sepse duam padrejtësitë e pushtimi të mos përsëriten kurrë”, tha Konjufca. /Telegrafi/