Telegrafi

Të përfshirë në vrasje dhe trafik armësh, arrestohen 15 persona në Durrës

Prokuroria e Durrësit ka goditur një grup kriminal, ku të paktën 15 persona dyshohen të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale si vrasje dhe shitblerje armësh.

15 personat janë arrestuar nga policia, raporton Euronews Albania.

Grupi u godit pas marrjes peng të dy vëllezërve Beqiraj në autostradën Durrës-Tiranë, ngjarje e cila ndodhi dy ditë më parë.

Dyshohet se dy vëllezërit Beqiraj po planifikonin të vrisnin Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut.

Ky i fundit, për të parandaluar ngjarjen e rëndë, iu bëri dje pritë dy vëllezërve në autostradë. /Euronews Albania/