Site icon Telegrafi

Të penduar rëndë për veprimet e së kaluarës! (Foto)

Sikurse ne njerëzit e thjeshtë, ashtu edhe të famshmit nganjëherë bëjnë diçka për të cilën më vonë pendohen. Këtë herë bëhet fjalë për tatuazhet!

A është shkaku i dashurisë, çmendurisë rinore apo për diçka tjetër, nuk është me rëndësi – disa nga yjet më të famshëm të shoubiznesit, sot janë penduar për shkak të tatuazheve të tyre, të cilat dikur i adhuronin.

Më poshtë do të mësoni se kush është penduar për vendimet e tyre dhe për çfarë tatuazhesh bëhet fjalë.

Këngëtarja Demi Lovato e ke pranuar se nuk i pëlqejnë të gjitha tatuazhet që i ka, shkruan “Zëri”. Tatuazhi për të cilin pendohet, është fotoja e gojës së miqve, të cilën e ka gdhendur në dorë.

Johnny Depp njihet për tatuazhet e shumta. Kur ishte në romancë me aktoren Winonom Ryder, e kishte bërë tatuazh emrin e saj. Mirëpo, kur ishin ndarë, ai kishte arritur të ‘përmirësoj; gabimin, kështu që në vend të “Winona Forever”, e kishte përmirësuar në “Wino Forever”.

Britney Spears në vitin 2008, në qafën e saj kishte bërë tatuazhin Kaballah, por më vonë ishte penduar, pasi nuk e përkrahte më këtë sekt fetar. Megan Fox njihet për adhurimin e tatuazheve.

Ajo në trupin e saj ka disa sosh, ku njërin e ka edhe në pjesën më intime të trupit dhe bëhet fjalë për inicialet e tani ish burrit të saj. Por para se të fillonte ta hiqte këtë tatuazh, së pari e kishte eliminuar tatuazhin e Merylin Monroe.

Derisa ishte në martesë me basketbollistin Tony Parker, Eva Longoria kishte bërë tri tatuazhe për nder të lidhjes së tyre. Por pasi martesa e tyre nuk kishte mbijetuar gjatë, ajo natyrisht se i ka hequr që të tria ato.

Këngëtari Adam Levine nuk mund të duroj ta shikoj tatuazhin e tij në kraharorin e djathtë, pasi bëhet fjalë për një shenjë në gjuhën e vjetër ruse.

Angelina Jolie i adhuron tatuazhet, por e ka hequr atë që e kishte bërë për ish bashkëshortin e saj “Billy Bob”. Christina Aguilera kishte iniciale çifute në kyçin e dorës, për nder të bashkëshortit të saj të atëhershëm Jordan.

Dhe edhe sot e kësaj dite, ajo pendohet për këtë tatuazh, edhe pse tashmë e ka fshirë tërësisht. /Telegrafi

Exit mobile version