Komunikologër vlerësojnë se anketat dhe sondazhet ndihmojnë partitë për të matur gjendjen me votuesit e papërcaktuar, vota e të cilëve mund të jetë vendimtare. Megjithatë, për dallim nga cilket e kaluara, sipas ekspertëve, gjatë kësaj fushate rezultatet e anketave janë përdorur më pak, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Anketat përveç që i bëjnë partitë për të parë se si qëndrojnë në terren dhe si ka rezultuar fushata e dreitanishme, ata “de fakto” i bëjnë edhe si mjet komunikues gjatë fushatës me votuesit që akoma nuk kanë vendosur t’ju bashkangjitet”, tha komunikologia Magdalena Mihajllovska, për Alsat M.
Sipas disa anketave të fundit, përqindja e votuesve të papërcaktuar dhe atyre që kanë refuzuar të përgjigjen varijon nga 30 deri 35% e votuesve. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, përqindja e votuesve që kanë shfrytëzuar të drejtën e votës ka qenë 63%./Telegrafi/