Telegrafi

Me të pasmet në plan të parë, J. Lo mban koncert për t’i siguruar vota Hillaryt (Foto/Video)

Jennifer Lopez ka treguar mbështetjen e saj për Hillary Clinton duke mbajtur një koncert promovues për kandidaten demokrate për presidente të SHBA-ve.

Hillary Clinton ka pas vetes shumë yje.

Superylli latin ishte pjesë e fushatës ‘Get Out The Vote’ në një koncert në Miami të Floridës, ku ka performuar edhe ish-burri i saj, Marc Anthony.

Të pasmet e Lopez në plan të parë.

Ajo që ka tërhequr vëmendje ishte performanca e këngëtares, e cila vuri në pah asetin më të njohur të saj – të pasmet.

J. Lo shfaqi asetet e saja në kë koncert.

Koncerte në mbështetje të Clinton kanë mbajtur shumë yje, mes tyre edhe Katy Perry, raporton Telegrafi.

Kujtojmë që zgjedhjet presidenciale në SHBA zhvillohen më 8 nëntor. /Telegrafi/