Telegrafi

“Të pasmet e Fjolla Morinës” – temë në Top Show, befasohet Shpat Deda (Foto)

Këngëtarja Fjolla Morina ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Top Show Magazine”.

Ajo ka folur rreth më të rejave në jetën e saj profesionale, duke nënvizuar dy projektet e reja që ka sjell: një këngë me klip në bashkëpunim me Muman, dhe një tjetër ritmike në ‘Kënga Magjike’.

Fjolla Morina ishte e ftuar në “Top Show Magazine”

Përveç këtyre, gjatë emisionit u diskutua edhe për format fizike të këngëtares dhe ekspozimin e tepërt të saj në çdo paraqitje.

Lexo po ashtu Fjolla Morina vjen atraktive dhe 'e nxehtë' në promovimin e veshjeve dimërore (Foto)

E çuditshme për seriozitetin e emisionit ishte tema e cila po diskutohej, e cila ishte titulluar “Thoba e Fjollës”.

Fjolla Morina dukej mjaft atraktive në “Top Show Magazine”

Kjo gjë ka befasuar shumë prej teleshikuesve, e një ndër ta edhe këngëtari Shpat Deda.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ky i fundit ka publikuar një video në InstaStory, ku ka theksuar temën e shkruar në ekran, ndërsa ka publikuar edhe ikonat emotive të dy syve të habitur.

Shpat Deda i befasuar nga tema që pa të shtjellohet në “Top Show Magazine”. Burimi i fotos: InstaStory

Me këtë, këngëtari ka treguar se ka ngelur vërtet pa fjalë kur ka parë që një temë e tillë po diskutohet në një emision televiziv. /Telegrafi/