Këngëtarja Fjolla Morina ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Top Show Magazine”.
Ajo ka folur rreth më të rejave në jetën e saj profesionale, duke nënvizuar dy projektet e reja që ka sjell: një këngë me klip në bashkëpunim me Muman, dhe një tjetër ritmike në ‘Kënga Magjike’.
Përveç këtyre, gjatë emisionit u diskutua edhe për format fizike të këngëtares dhe ekspozimin e tepërt të saj në çdo paraqitje.
E çuditshme për seriozitetin e emisionit ishte tema e cila po diskutohej, e cila ishte titulluar “Thoba e Fjollës”.
Kjo gjë ka befasuar shumë prej teleshikuesve, e një ndër ta edhe këngëtari Shpat Deda.
Ky i fundit ka publikuar një video në InstaStory, ku ka theksuar temën e shkruar në ekran, ndërsa ka publikuar edhe ikonat emotive të dy syve të habitur.
Me këtë, këngëtari ka treguar se ka ngelur vërtet pa fjalë kur ka parë që një temë e tillë po diskutohet në një emision televiziv. /Telegrafi/