Telegrafi

Të pandashëm pas Big Brother, Kader publikon një moment intim me Lumbardhin: Gjithçka e imja

Ata po shijojnë çdo moment së bashku që pas daljes nga Big Brother VIP Kosova 2.

Bëhet fjalë për Lumbardh Salihun dhe tashmë partneren e tij, Kader Kicajn.

Dyshja, të cilët u njohën dhe krijuan lidhje në BBVK, janë parë duke qëndruar vazhdimisht bashkë.

Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja nga Prizreni së fundmi ka shpërndarë një video në InstaStory, ku tregon se është e lumtur që ka në krah një partner si Lumi.

Lexo po ashtu Lumbardhi me një dedikim për Kader Kicajn: Më mungon

Në njërën prej fotografive, ish-Missi shfaqet në krah të Lumbardhit, duke i dhënë një përqafim.

Foto: Screenshot/Instagram

“Gjithçka e imja”, ka shkruar ajo.

Salihu përndryshe u shpall fitues i edicionit të dytë të këtij formati. /Telegrafi/