Telegrafi

“Të pamend, injorantë”, Milo përgjigje kritikëve të luftës Nacional-Çlirimtare të Shqipërisë

Historiani Paskal Milo e cilëson debat të nxitur nga njerëz injorantë në fushën e historisë atë të lidhur me Luftën Nacional-Çlirimtare të Shqipërisë.

Në emision Now në Euronews Albania, Milo u shpreh se lufta që kanë bërë shqiptarët ka qenë e qartë në objektivat e veta, të çlirojë vendin nga fashizmi.

Sipas historianit, asnjë vend tjetër në Evropë përveçse në Shqipëri nuk e ka vënë në dyshim thelbin e luftës antifashiste.

“Këto dyshime të pamend do t’i quaja i bëjnë njerëz që janë injorantë në fushën e historisë dhe ata që duan ta përçudnojnë, ta përmbysin historinë por ata me pesë pare mend në kokë nuk mund të shtrojnë pyetje të tilla”, tha Milo.

“Asnjë popull nuk e vë në dyshim thelbin e luftës antifashiste. Vetëm në Shqipëri janë vënë në dyshim vlera të tilla të përbotshme që nderojnë shqiptarët për pozicionin që morën shumica e vendeve evropiane, vetëm një pakicë që kanë perversitetin për të përmbysur historinë e mendojnë këtë. Përmbysja e historisë nuk është vetëm të shash Enver Hoxhën ta quash kriminelë, të heqësh dëshmorët nga institucionet”, tha Milo. /Telegrafi/