Të paktën tre persona kanë humbur jetën në një aksident autobusi në Norvegji.
Aksidenti ndodhi në distriktin Hadsel në bregun veriperëndimor të vendit, shkruan bbc.
Autobusi doli nga rruga dhe përfundoi pjesërisht në liqenin Åsvatnet, thanë autoritetet në një deklaratë për shtyp.
Mendohet se në momentin e përplasjes ndodheshin 58 persona – shumë prej të cilëve, sipas policisë, janë shtetas të huaj. Përveç viktimave, policia tha se katër persona ishin lënduar rëndë.
🚨🇳🇴Norway Bus Crash Update:
A bus with over 60 passengers veered off a road in Norway’s northwest, ending in a tragic accident that confirmed at least three fatalities.
The incident, reported early on December 26, 2024, has also left others injured, with emergency response… https://t.co/q1nsGdJyL1 pic.twitter.com/EPoleAGr4I
— Xnews_with_Grok (@Xnews_with_grok) December 26, 2024
Tre persona janë dërguar në spitalin Stokmarknes me helikopter shpëtimi, ndërsa pasagjerët e tjerë janë dërguar në një shkollë aty pranë.
Në vendngjarje kanë punuar edhe ekipet e zjarrfikëses, ambulanca dhe policia.
Në këtë zonë ka pasur raportime për reshje të dendura dëbore dhe erëra të forta, të cilat i kanë vështirësuar përpjekjet e shpëtimit.
Ndryshe, autobusi raportohet se po udhëtonte nga qyteti Narvik për në arkipelagun Lofoten. /Telegrafi/