Turqia është goditur edhe prej dy tërmeteve të reja gjatë ditës së sotme duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale.
Agjencia turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmeti i parë i sotëm ishte me magnitudë prej 6.4 ballësh ndërsa i dyti me 5.8 shkallësh të Rihterit.
Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu njoftoi se tre persona kanë humbur jetën ndërsa disa njerëz kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtime në spitale, raporton aa.
Hatay'daki depremin görüntüsü araç kamerasına böyle yansıdıhttps://t.co/TpQ8J8g7JI pic.twitter.com/bqnxIXOe0v
— T24 (@t24comtr) February 20, 2023
“Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe 213 të plagosur pas dy tërmeteve të reja në provincën jugore Hatay”, pohoi ai.
Ministri njoftoi se përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar në tre vende pas tërmeteve të reja në Hatay.
Theksojmë se në disa prej spitaleve kanë nisur evakuimin e pacientëve pasi frikësohen se ndërtesat do të shemben.
Ndryshe, tërmetet e 6 shkurtit kanë shkaktuar vdekjen e mbi 41 mijë personave në Turqi. /Telegrafi/
🇹🇷 | Dos nuevos sismos de magnitud 6.4 y 5.8 ocurrieron en Hata, Turquía, la noche de este lunes.#Turkey #Turquia #Terremoto #Sismo #Turkiye #earthquake pic.twitter.com/JufgsHKQ5Z
— ALERTAS MUNDIAL 🗺️ (@AlertasMundial) February 20, 2023
🇹🇷🇸🇾 | Dos terremotos de magnitud 6,4 y 5,8 golpean la frontera de Siria y Turquía. Se derrumban edificios en dos ciudades del norte de Siria por un nuevo terremoto, hay víctimas.#Kahramanmaras #Earthquake #Turkey #Emergency #Hatay #Malatya #Turquia #Turkiye #Terremoto pic.twitter.com/KV55Aff2Jg
— ALERTAS MUNDIAL 🗺️ (@AlertasMundial) February 20, 2023