Site icon Telegrafi

Të paktën shtatë pasgoditje janë regjistruar pas tërmetit në SHBA

Pasgoditja më e fuqishme me magnitudë paraprake prej 4.0 shkallësh të Rihterit ka goditur jugperëndimin e New Jerseyt, i cili u ndje edhe në New York.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS) ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:59, (sipas orës lokale).

Pasgoditja e parë ka ardhur gati 8 orë pas goditjes kryesore me magnitudë 4.8 ballësh të Rihterit, raporton cnn.

Ndërkohë, guvernatori i New Yorkut, Kathy Hochul përmes rrjeteve sociale deklaroi se “pasgoditjet e këtyre përmasave janë normale dhe nuk pritet të shkaktojnë dëme të mëtejshme”.

Guvernatorja gjithashtu pohoi se nuk ka raportime për të lënduar apo dëme.

Këtu janë afatet kohore të pasgoditjeve:

Ora 10:23: Ka ndodhur tërmeti fillestar me magnitudë 4.8 ballë
Ora 11:20: Pasgoditje me magnitudë 2.0 ballë
Ora 11:37: Pasgoditje me magnitudë 1.8 ballë
Ora 11:49: Pasgoditje me magnitudë 2.0 ballë
Ora 12:31: Pasgoditje me magnitudë 1.8 ballë
Ora 13:14: Pasgoditje me magnitudë 2.0 ballë
Ora 13:32: Pasgoditje me magnitudë 2.2 ballë
Ora 21:59: Pasgoditje me magnitudë 4.0 ballë. /Telegrafi/

Exit mobile version