Telegrafi

Të paktën pesë njerëz kanë vdekur nga tornadoja në SHBA

Nga një stuhi e fortë, të paktën pesë njerëz vdiqën në Oklahoma dhe Teksas dhe dhjetëra tjerë u plagosën, raportoi CNN.

Tre njerëz vdiqën dhe të paktën 20 u plagosën në Onalaska, Teksas, rreth 200 kilometra në veri të Houston, shkruan Reuters.

Dy të tjerë mbetën të vdekur në jug të Oklahomas, raporton CNN duke cituar autoritetet lokale.

Shërbimi Kombëtar i Motit të Houston, po dërgon ekipet e tij për të hetuar zonën ku kaloi tornado. /Telegrafi/