Të paktën një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën pas të shtënave masive me armë gjatë një festë ditëlindjeje në Dadeville, Alabama.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, më shumë se 20 njerëz u qëlluan dhe u transportuan në spitalet lokale në gjendje deri më tani të panjohur shëndetësore.
BREAKING NEWS: There were 2 Mass Shootings last night and another double-shooting at a college in Pennsylvania. When will this stop? Details:.
1) A shooting at a Sweet-16 birthday celebration in downtown Dadeville, Alabama, left over 20 people injured, and 6 dead, mostly… pic.twitter.com/Vaz8NPLKRS
— Brian Krassenstein (@krassenstein) April 16, 2023
Policia nuk ka dhënë asnjë informacion në lidhje me një të dyshuar deri të dielën herët.
Agjenci të shumta të zbatimit të ligjit kanë ndihmuar Departamentin e Policisë Dadeville, duke përfshirë Byronë Shtetërore të Hetimit të Agjencisë së Zbatimit të Ligjit në Alabama dhe Zyrën e Sherifit të Qarkut Tallapoosa.
https://twitter.com/DorisTremaine/status/1647474834295881729?s=20
Dadeville është pjesë e Qarkut Tallapoosa dhe ndodhet afërsisht 60 milje jashtë ndërtesës së kryeqytetit të shtetit në Montgomery.
Qyteti ka pak më shumë se 3,000 banorë, sipas Byrosë së Regjistrimit të SHBA. /Telegrafi/