Site icon Telegrafi

Të paktën një i plagosur pasi një i armatosur hapi zjarr në një universitet në Mississippi

Të paktën një person është qëlluar dhe plagosur pasi një i armatosur hapi zjarr në një universitet në Mississippi.

Sulmuesi u pa duke qëlluar nga një veturë Honda në Universitetin Jackson menjëherë pas mesditës të së mërkurës, sipas kohës lokale.

Siç raportojnë mediat, si pasojë, një person ka mbetur i lënduar – pa dhënë ende informacion për gjendjen e tij.

Një zëdhënës ka shkruar në Twitter: ‘Kemi të shtëna aktive në kampus. I dyshuari është në një veturë të zezë Honda’.

Zyrtari ndau numrin e targës së makinës, pastaj shtoi: ‘I gjithë komuniteti i kampusit duhet të strehohet menjëherë. Kampusi aktualisht është në mbyllje. Ne do t’ju njoftojmë kur të zgjidhet situata’.

Megjithatë, më pas thuhet se zyrtarët kanë hequr dorë nga bllokimi i tij dhe thanë se universiteti ‘nuk është më nën kërcënimin e të shtënave’. /Telegrafi/

Exit mobile version