Të paktën katër persona raportohet se vdiqën dhe disa pësuan lëndime pasi një makinë u përplas me një turmë karnavalesh në Belgjikë.
Raportet e mediave thanë se fatalitetet ndodhën pasi makina goditi njerëzit që ishin mbledhur në agim të së dielës për festime në Strepy-Bracquegnies, që është 48 kilometra në jug të Brukselit.
Disa media po raportonin se kishin vdekur katër persona, por RTBF tha se numri mendohej të ishte gjashtë.
“Një makinë lëvizi nga mbrapa me shpejtësi të madhe. Disa persona janë lënduar dhe për fat të keq disa njerëz kanë vdekur”, tha kryetari i bashkisë së qytetit fqinj të La Louviere, Jacques Gobert për radio RTBF.
Një raport i hershëm tha se përplasja mund të ishte shkaktuar nga një makinë që po ndiqej nga policia, por raporte të tjera thanë se nuk ishte e qartë se çfarë ndodhi.
Golbert tha se rreth 150 njerëz ishin mbledhur për t’u përgatitur për paradën vjetore folklorike, me kostume dhe bateri, kur automjeti u afrua.
“Ne dëgjuam një zhurmë të jashtëzakonshme… dhe makina hyri në grupin e njerëzve”, tha një reporter që ishte dëshmitar i ngjarjes. /Telegrafi/