Site icon Telegrafi

Të paktën dy të vdekur dhe 28 të plagosur nga të shtënat masive në Baltimore, SHBA

Të paktën dy persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën nga të shtënat masive në Baltimore në orët e para të së dielës, thanë zyrtarët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dy personat e vrarë ishin të dy të rritur, por asnjëri nuk është identifikuar.

Policia konfirmoi se 28 të tjerë u plagosën, tre prej tyre në gjendje kritike.

Policia mori telefonatat fillimisht rreth orës 12:30 në orët e para të së dielës.

Nëntëmbëdhjetë persona u transferuan në departamentin e urgjencës të spitalit Medstar Harbour, të gjithë “duke vuajtur shkallë të ndryshme lëndimi nga plagët me armë zjarri”, tha në një deklaratë me shkrim zëdhënësja rajonale e MedStar Health qendrore në Maryland, Debra Schindler.

Qendra Mjekësore e Universitetit të Maryland tha në një deklaratë se 12 pacientë ishin në qendrën e tyre të traumës dhe katër të tjerë po trajtoheshin në departamentin e urgjencës pediatrike.

“Ky ishte një akt i pamatur dhe frikacakësh që ndodhi këtu”, tha në të njëjtën konferencë shtypi kryebashkiaku i Baltimores, Brandon Scott.

Duke iu drejtuar drejtpërsëdrejti autorëve, kryebashkiaku tha: “Shpresoj që çdo frymë që merrni të mendoni për jetët që morët dhe mendoni për jetët që keni ndikuar këtu sonte”.

Të shtënat ndodhën në një festë në bllok që po zhvillohej në lagjen Brooklyn Homes të Baltimores. /Telegrafi/

Exit mobile version