Site icon Telegrafi

Të paktën 89 persona janë konfirmuar të vdekur pas zjarreve në Hawaii

Kjo e bën zjarrin më vdekjeprurës që SHBA-ja e ka parë në këtë shekull, duke tejkaluar 85 personat që vdiqën në Camp Fire të Kalifornisë në vitin 2018.

Guvernatori Josh Green u tha gazetarëve se kishte qenë “një ditë e lodhur”, por se ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë qenë “të jashtëzakonshëm”, raporton skynews.

Ai tha se “kjo ishte fatkeqësia më e madhe natyrore me të cilën është përballur ndonjëherë shteti amerikan”.

Numri i ri i vdekjeve vjen pasi punëtorët përdorin sëpata dhe qen për të kërkuar nëpër mbetjet e djegura të pronave në Lahaina në ishullin Maui.

Shtëpitë e rrënuara po shënohen me një X portokalli për një kërkim fillestar dhe HR nëse janë gjetur mbetje njerëzore.

Lexo po ashtu Pamjet dramatike që tregojnë gjendjen para dhe pas zjarreve shkatërruese në Hawaii

Autoritetet po u bëjnë thirrje njerëzve me anëtarë të humbur të familjes që të japin mostra të ADN-së për të ndihmuar autoritetet të identifikojnë viktimat.

Ndryshe, Lahaina u godit më së shumti nga zjarret e së martës dhe tani i ngjan një zone lufte, me më shumë se 1000 ndërtesa të djegura deri në themel. /Telegrafi/

Exit mobile version