Dhjetëra studentë të Universitetit të Wisconsin-Madison, përfunduan në liqenin në afërsi të kampusit, kur platforma në të cilën po qëndronin u shemb.
Tarraca “Memorial Union” në liqenin Mendota përfundoi në ujë, kur mbi të qëndruan 60 deri në 80 studentë, ku si pasojë u shemb, transmeton Telegrafi.
Videoja e momentit të shembjes u realizua nga një kalimtar rasti, ku shihet se si studentët bien në ujë si domino.
“Ra një vajzë dhe më pas përfunduan të gjithë pas saj”, tha Gabrielle Willbrandt.
Të paktën 25 prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta, pavarësisht se njëri prej tyre u dërgua në spital për trajtim të mëtutjeshëm. /Telegrafi/