Site icon Telegrafi

Të paktën 43 të vdekur në Indi pasi zjarri përfshiu një fabrikë të madhe

Të paktën 43 njerëz u vranë pasi një zjarr përfshiu një fabrikë në Delhi, thanë zyrtarë të policisë dhe qeverisë, transmeton Telegrafi.

Zjarri shpërtheu të dielën në mëngjes në zonën e ngjeshur Anaj Mandi të kryeqytetit Indian dhe u përhap shpejt, raportojnë mediat lokale.

Ministri Arvind Kejriwal tha se ai kishte porositur një hetim në lidhje me incidentin.

 

Kryeministri Narendra Modi e quajti zjarrin “jashtëzakonisht të tmerrshëm”.

“Autoritetet po ofrojnë të gjithë ndihmën e mundshme në vendin e tragjedisë”, shkroi Modi.

Shkaku i zjarrit nuk u bë i njohur ende. /Telegrafi/

Exit mobile version