Telegrafi

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën në rrëzimin e dy helikopterëve ushtarakë të Ugandës në Kongo

Të paktën 22 persona u vranë në rrëzimin e dy helikopterëve ushtarakë të Ugandës në Republikën Demokratike lindore të Kongos.

“Nuk i dimë ende rrethanat në të cilat u rrëzuan helikopterët”, tha zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes Kombëtare të Ugandës, Felix Kulajigye.

Zyrtari konfirmoi rrëzimin e një helikopteri dhe se ka pasur viktima në aksident, por nuk mund të konfirmojë detaje të tjera për momentin, tha një anëtar i ushtrisë kongoleze për reuters.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Uganda i dërgoi ndihmë ushtarake fqinjit të saj në Afrikën Qendrore për të luftuar një grup rebel të njohur si Forcat e Bashkuara Demokratike.

Theksojmë se forcat policore dhe zyrtarët hetimor kanë nisur procedurat për hetimin e rastit.

Forcat e Bashkuara Demokratike janë një nga disa grupe të armatosura që luftojnë për kontrollin e tokës dhe burimeve natyrore në Kongon lindore, raporton agjencia britanike. /Telegrafi/