Site icon Telegrafi

Të paktën 22 amerikanë kanë vdekur në Izrael

Izraeli po ballafaqohet me një sulm të papritur tash e disa ditë të militantëve palestinezë të Hamasit.

Tashmë kanë dal edhe shifrat e reja të të vdekurve nga të dyja palët, por edhe të huajve që gjenden brenda Izraelit.

Të paktën 22 shtetas amerikanë kanë vdekur që nga dita e shtune, tha të mërkurën një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Lexo po ashtu Shumë viktima, të plagosur, pengje dhe të zhvendosur - gjithçka ndodhi në 33 ditë, që nga fillimi i luftimeve izraelito-palestineze më 7 tetor

“Ne u shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e të gjithë të të vdekurve”, tha zëdhënësi, raporton cnn.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, presidenti amerikan, Joe Biden kishte deklaruar se të paktën 14 qytetarë amerikanë kanë vdekur në shtetin izraelit.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një sulm të gjithanshëm në Rripin e Gazës duke shkaktuar viktima të shumta dhe dëme të mëdha materiale. /Telegrafi/

Exit mobile version