Të paktën 20 persona janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur nga sulmet izraelite në Jabalia.
Medecins Sans Frontieres (MSF) thotë se mijëra njerëz janë të bllokuar në kampin e refugjatëve në Jabalia.
Në një postim, koordinatorja e jashtme e projektit të MSF, Sarah Vuylsteke thotë se “askush nuk lejohet të hyjë apo të dalë”, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Dhe shoferi i MSF-së Haydar, gjithashtu i bllokuar në kamp, thotë: “Kam frikë të qëndroj dhe kam frikë të largohem”.
Forcat izraelite filluan një ofensivë në zonë një javë më parë, e cila thotë se synon të ndalojë rigrupimin e Hamasit.
Siç raportojnë mjekët në Gaza, 61 persona u vranë në sulmet e fundit ushtarake izraelite në të gjithë Rripin. /Telegrafi/