Sulmet e fundit ajrore izraelite në të gjithë Gazën kanë vrarë të paktën 19 persona, ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është nisur drejt Izraelit për të nxitur një marrëveshje armëpushimi.
Bëhet e ditur se bombardimet izraelite goditën një shtëpi në qytetin qendror të Deir al-Balah.
Në mesin e të vrarëve janë një grua dhe gjashtë fëmijët e saj.
Siç thekson gjyshi i fëmijëve, Mohammed Awad Khatab, fëmijët ishin të moshës nga 18 muaj deri në 15 vjeç.
“Gjashtë fëmijët janë bërë pjesë trupi. Ata u vendosën në një qese të vetme. Çfarë bënë ata? A kanë vrarë ndonjë hebre? A do t’i sigurojë kjo siguri Izraelit?”, tha Khatab.
Një tjetër sulm në qytetin verior të Jabaliya goditi dy apartamente në një ndërtesë banimi.
Dy burra, një grua, dhe vajza e saj u vranë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë, një zëdhënëse e OKB-së për UNRWA, agjencia e OKB-së që mbështet refugjatët palestinezë, postoi video që tregon shkallën e dëmit të shkaktuar nga Izraeli gjatë luftës 10 mujore në Gazën veriore.
Today in north #Gaza, home after home flattened.
I was next to a young boy as a strike whistled above us. He froze, eyes wide open. It hit nearby & he just stood there, paralysed by fear.
What’s left for children here? Constant displacement, among constant unimaginable horror. pic.twitter.com/bQvS4uLfOv
— Louise Wateridge (@UNWateridge) August 17, 2024
Një tjetër sulm në Gazën qendrore vrau katër persona, sipas Spitalit Awda dhe një sulm pranë Khan Younis vrau katër persona nga e njëjta familje.
Ndryshe, pas muajsh negociatash të diskutueshme, ndërmjetësit SHBA-ja, Egjipti dhe Katari dukej se po i afroheshin një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit pas dy ditësh bisedimesh në Doha.
Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë shprehën optimizëm të kujdesshëm, por Hamasi ka sinjalizuar rezistencë ndaj kërkesave të reja të Izraelit.
Propozimi në zhvillim thuhet se kërkon një proces trefazor në të cilin Hamasi do të lironte pengjet e marra gjatë sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit, i cili shkaktoi luftën më vdekjeprurëse të zhvilluar ndonjëherë midis izraelitëve dhe palestinezëve.
Në këmbim, Izraeli do të tërhiqte forcat e tij nga Gaza dhe do të lironte të burgosurit palestinezë. /Telegrafi/