Site icon Telegrafi

Të paktën 11 të plagosur pasi një person filloi një sulm “të rastësishëm” me thikë në rrugët e Stambollit – mediat sjellin pamjet dhe detajet

Një kërkim është duke u zhvilluar në Stamboll pasi një person nisi një sulm me thikë duke sulmuar viktimat e tij rastësisht në rrugë.

I dyshuari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ecte nëpër rrugët e Esenyurt, në lindje të Stambollit, dhe sulmoi njerëzit, një nga një, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe si pasojë, të paktën 11 persona, përfshirë një vajzë, janë plagosur deri më tani, me sulmuesin me thikë ende në arrati.

Pamjet rrëqethëse të kamerave të sigurisë tregojnë sulmuesin që endet nëpër rrugë ndërsa tundte një thikë përpara se të godiste rastësisht kalimtarët në mes të ditës.

Një dëshmitar tha se vrasësi me thikë filloi sulmin e tij në orën 10 të mëngjesit dhe ka mundur t’i shpëtojë kapjes për orë të tëra, me Ustel që tha se ai u godit me thikë në orën 13:30 me kohën lokale.

Të paktën 11 viktima janë dërguar me urgjencë në spitalin e afërt shtetëror Esenyurt Necmi Kadıoğlu pas sulmit, me mjekët që thonë se plagët e tyre nuk janë kërcënuese për jetën.

Policia ka nisur një kërkim për të dyshuarin, të cilin ka arritur ta identifikojë duke kontrolluar kamerat e sigurisë në zonë. /Telegrafi/

Exit mobile version