Telegrafi

​Kurti e Bajra diskutojnë për zhvillimet në Fondin e Kursimeve Pensiononale

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, takuan Kryesuesin e ri të Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Emanuel Bajra.

Në komunikatën nga Zyra e Kryeministrit thuhet se gjatë takimit, Bajra e njoftoi Kryeministrin me zhvillimet e fundit në tregjet financiare dhe në Fondin e Kursimeve Pensionale.

Gjithashtu, u diskutua edhe për planet që bordi i ri ka për përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së Fondit.

Kryeministri Kurti e përgëzoi Bajrën për detyrën e re dhe u shpreh i gatshëm që të ofrojë mbështetjen e nevojshme për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, duke theksuar rëndësinë që ky institucion ka për kontribuuesit, por edhe për ekonominë e vendit./Telegrafi/