Telegrafi

Të pakënaqur me mënyrën se si e menaxhoi pandeminë e coronavirusit, punonjësit shëndetësor në Bruksel ia kthejnë shpinën kryeministres belge

Kryeministrja belge Sophie Wilmès nuk është pritur edhe aq mirë nga punonjësit shëndetësor të spitalit Sain-Pierre në Bruksel, raporton The Guardian.

Gjatë vizitës zyrtare në këtë spital, punonjësit shëndetësor ia kthyen shpinën derisa veturën në të cilën ajo gjendjes dhe të tjerat që e shoqëronin po parakalonin pranë tyre, transmeton Telegrafi.

Qeveria belge ishte kritikuar mjaft shumë nga qytetarët për mënyrën se si e kanë trajtuar krizën e pandemisë së coronavirusit.

Me të mbërritur në oborrin e spitalit, punonjësit i kthyen shpinën veturave duke u sillë kinse asgjë nuk po ndodh si shenjë proteste për mos njohjen e mjaftueshme të përpjekjeve të tyre gjatë pandemisë. /Telegrafi/