Mundësi dhe alternativa për siguri në furnizim me mallra dhe derivate të naftës do të analizojnë sot në tryezë të rrumbullakët në Odën Ekonomike të Maqedonisë, kompani nga sektori energjetik, transportues, i metalit dhe metalurgjisë dhe institucionet kompetente shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Si rezultat i bllokadave të shpeshta, të cilat kanë kushtëzuar ngecje dhe jofunksionalitet në transportin e mallrave në qarkullimin rrugor dhe hekurudhor ndaj Republikës së Greqisë, është e domosdoshme gjetja e zgjidhjeve përkatëse për tejkalimin e gjendjeve të këtilla dhe shqyrtim i opsioneve për siguri në furnizimin me mallra dhe derivate të naftës’, thotë Oda, njofton AIM.
Në tryezë të rrumbullakët janë paralajmëruar fjalime të kryetarit të Odës ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski, drejtori ekzekutiv i ‘OKTA’ sha Shkup, Janis Geroulanos, si dhe i kryetarëve të Shoqatës së energjetikës dhe Asociacionit transportues të Maqedonisë, Risto Janevski dhe Ivan Petrovski. /Telegrafi/