Telegrafi

Të nominuarit për golin e vitit ‘Puskas’

Në vazhdën e nominimeve për lojtar, trajner e portier të vitit, FIFA ka publikuar edhe listën për golin e vitit.

Shtëpia e futbollit botëror do të përcaktojë se kush ka shënuar golin më të bukur për vitin 2020, derisa në listë ka meshkuj dhe femra.

Shirley Cruz, Diorgian De Arrascaeta, Jordan Flores, Andre-Pierre Gignac, Sophie Ingle, Zlatko Junuzovic, Hlompho Kekana, Son Heung-min, Leonel Quinoez, Luis Suares dhe Caroline Weir.

Lexo po ashtu Faza e dytë e agresionit rus në Ukrainë: Kontrolli i Donbasit, por edhe bashkimi me rajonin e Moldavisë

Ende nuk është e qartë se kujt mund t’i takojë çmimi Puskas për golin e vitit, por do të mësohet shumë shpejtë.

Ky çmim do të ndahet më 17 dhjetor në Zurich të Zvicrës, aty ku do të jetë një ceremoni e madhe nga FIFA. /Telegrafi/