Site icon Telegrafi

Të ngrohta, trendi dhe aq të rehatshme: Këtë stinë, triko-fustanet barten kështu!

Pa shumë mund do të keni veshje perfekt

Ka arritur stina kur temperaturat po ulen, kur ditët janë dukshëm më të ftohta. Na nevojitet diçka që do të na ngrohë, njëherësh që të duket edhe moderne, transmeton Telegrafi.

Në kushtet e tilla, triko-fustani është zgjedhja e duhur.

Gjeni disa modele, dhe të përgatitura përballoni këto ditë vjeshte me mot me erëra të forta.

Triko-fustani përshtatet perfekt me çizme të shkurtra dhe të gjata, atlete, madje edhe me taka. Mund të jetë i rehatshëm dhe varianti elegant, varësisht nga aksesorët të cilët i zgjidhni.

Në modë janë të gjitha gjatësitë dhe absolutisht të gjitha modelet. Në to do të dukeni më femërore, por njëherësh do t’ju jenë edhe të rehatshme.

Qe se si mund t’i stilizoni:

Kombinimi i ngjyrës së zezë gjithmonë është zgjedhje e sigurt me të cilin nuk gabohet.

Fustani ngjyrë kremi dhe këpucët e thella të zeza janë gjithmonë zgjedhje e mirë.

Për dukje më elegante zgjidhni çizme me taka.

Edhe në kombinim me atletet duket fenomenale.

E veshur kështu mundeni të dilni edhe në takim.

/Telegrafi/

Exit mobile version