Shikoni manekinet e njohura dhe blogeret me këtë trend elegant, të rehatshëm dhe të këndshëm, gjeni inspirimin dhe shkëlqeni në këtë vjeshtë me gardërobën e ngrohtë dhe moderne.
Fustanet e thurura janë një ndër rrobat më praktike për sezonin dimëror, sepse janë të ngrohta, praktike, duken bukur.
Këtë sezon, janë aq të popullarizuara sa që është koha e vërtetë që të gjitha t’i nxirrni nga dollapët apo të freskoni koleksionin tuaj me ndonjë xhemper-fustan të ri, transmeton Telegrafi.
Damat e njohura, ndër të cilat janë Rihanna, Gigi, Bella Hadid si dhe Chrissy Teigen, ditëve të fundit veshin fustane të thurura në të gjitha rastet, nga shëtitjet e zakonshme deri te daljet e mbrëmjeve.
Shikoni galerinë e mëposhtme, gjeni inspirimin dhe shkëlqeni në këtë vjeshtë me gardërobën e ngrohtë, elegante dhe të parezistueshme seksi. /Telegrafi/